25-vjeçarja vdiq gjatë lindjes, familjarët akuzojnë mjekët (Video)

schedule17:39 - 22 Prill, 2019

schedule 17:39 - 22 Prill, 2019

Ndërron jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale një 25-vjeçare shtatzënë në maternitetin e Elbasanit ndërsa foshnja e saj ka shpëtuar.  Familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e të afërmes së tyre.

Një nënë e re , 25 vjeçare ka ndërruar jetë në maternitetin e Elbasanit.

Rexhina Debrova me banim në Cërrik, humbi jetën pas operacionit ku solli një jetë një vajzë e cila gëzon shëndet të plotë.

Humbja ka tronditur tej mase familjarët të cilët hedhin akuza ndaj mjekëve për ndërhyrje me vonesë.

Sipas tyre, Rexhina ishte nisur për në maternitet pasi i kanë nisur dhimbjet. Por është futur në operacion 3 orë me vonesë.

Familjari: “Sot shkoi me këmbët e veta atje. Neglizhenca e doktorëve të korruptuar jo që dalin nëpër intervista që dhunohen, por ata duhen vrarë. Ti vrasësh!” 

Familjari: “Doktori i zemrës është vonuar 4 orë dhe kur erdhi ka ardhur shumë avash dhe me gjithë tangëllik”. 

Ata kërkojnë që të ndëshkohen menjëherë mjekët përgjegjës.

Familjari: “Kjo punë do të shkojë deri në fund. Ja unë po flas këtu dhe ta dëgjojnë të gjithë se kjo punë ka për të shkaur deri në fund. Po nuk hyri doktorri bashkë me atë të zemrës, po nuk hynë ata në burg do hyj unë”.  

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ende nuk ka një reagim zyrtar nga spitali i Elbasanit. Jashtë kamerave, mjekë të spitalit bëjnë me dije se e ndjera ndërroi jetë nga “trombolia pulmonare” i ashtuquajtur infarkt mushkërie pas operacionit.  Ndërkohë do të jetë autopsia ajo që do të saktësojë shkakun e vdekjes se 25 vjeçares.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka një reagim zyrtar edhe nga Spitali i Elbasanit.

Në njoftimin e tyre për mediat behet me dije se  pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42-javëshe dhe është futur në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës. Nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperatore “trombemboli pulmonare” i ashtuquajtur infarkt mushkërie. Ndërkohë do të jetë autopsia ajo që do të saktësojë shkakun e vdekjes se 25 vjeçare. Policia ka shoqëruar në komisariat dy gjinekologë, një kardiolog dhe reanimatori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!