“25 milion euro? Kumbulla vlen më shumë, është një mbrojtës i shkëlqyer”

schedule20:56 - 23 Maj, 2020

schedule 20:56 - 23 Maj, 2020

Interesimi për Marash Kumbullën vazhdon të jetë shumë i madh dhe mbrojtësi shqiptar është gati të hedhë hapin e madh në karrierë. 20-vjeçari i ka surprizuar të gjithë me performancat që ka bërë me Hellas Veronën këtë sezon në Serie A.

Klubi italian kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij dhe Tony D’Amico thur elozhe për djaloshin nga Malësia e Madhe në deklaratën e bërë për Sky Sport Italia. “Vlera e Kumbullës është më e madhe se 25 milion euro.

Po flasim për një mbrojtës të shkëlqyer, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm, sidomos duke llogaritur moshën që ka. Ai do të ketë shumë oferta, por është akoma herët për shifra. Është një nder për ne që kemi nxjerrë një lojtar të tillë“, deklaron drejtori sportiv i Hellas Verona.

Plot 11 klube të ndryshme janë të interesuara për djaloshin e talentuar nga Malësia e Madhe: Napoli, Inter, Chelsea, Fiorentina, Manchester United, Leipzig, PSG, Everton, Lazio, Tottenham dhe Eintracht Frankfurt. /abcnews.al