24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, gazetari: Në shkolla s’mësohet sa duhet për dhunën

schedule16:37 - 10 Prill, 2023

schedule 16:37 - 10 Prill, 2023

KOSOVË- Dita e sotme shënon 24-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës gjatë luftës në periudhën 1998-1999. Ata u detyruan nga forcat serbe të shpërngulen në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Gazetari Visar Duriqi thotë se Kosova nuk ka bërë sa duhet për të përkujtuar tmerret e panumërta, që kanë pësuar qytetarët, gjatë agresionit të ish-Jugosllavisë.

Gjatë intervistës në “Ballkan Update”, gazetari u shpreh kritik dhe për televizionin publik, që sipas tij, nuk ka punuar sa duhet për të dokumentuar të shkuarën e dhimbshme të Kosovës.

“Mendoj se jo, për shkak që dhuna që ka ndodhur dhe eksodi dhe maskara që ka ndodhur janë lënë anash nga krejt qeveritë e kaluara. Televizioni publik nuk është kujdesuar, që të merren dëshmitë e personave rreth masakrave. Në shkolla nuk është se folet shumë. Gjeneratat e reja e shohin historinë, sikur ka ndodhur në ndonjë vend tjetër dhe jo për kombin e vet”, tha ai.

Gazetari u ndal edhe tek tema e Asociacionit, një temë kjo e nxehtë dhe që nuk ka shumë informacione se si do të draftohet.  Sipas gazetarit, një prej personave, i cili përflitet se do të punojë për draftimin e tij është politikania serbe, Daniela Vujiçiç.

“Është thënë se do jetë një deputet serb, i cili e përfaqëson një pjesë të veriut. E dimë se deputetja serbe, e cila është deputete në parlemantin serb, është Daniela Vujiçiç, kjo është njëra prej njerëzve që është përmendur si pjesë e këtij  ekipi dhe është një nga emrat që do ta draftojë”, shtoi ai.

Sa i përket retorikës së Kurti, gazetari thotë se kryeministri nuk ka asgjë të përbashkët me atë që ka parë publiku në kohën e fushatave zgjedhore.

“Albin Kurti nuk ngjason fare me atë që e kemi parë nëpër fushata”, tha ai./n.m.abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!