24 vjeçarja u hodh nga ballkoni, fqinjët: Kur shkuam ne kishte mbaruar çdo gjë, nuk kanë pas probleme

schedule11:08 - 7 Korrik, 2021

schedule 11:08 - 7 Korrik, 2021

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës ku një 24 vjeçare pas një konflikti me bashkëshortin e saj dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë,,.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se viktima është Anisa Gjini 24 vjeç , ndërsa bashkëshorti i saj Alfred Gjini është vënë në pranga nga policia për të sqaruar më tej ngjarjen.

Ndër të tjera mësohet se çifti kanë një djalë të vogël tre vjeç.

LEXO EDHE: U hodh nga ballkoni pas konfliktit me bashkëshortin, humb jetën 24 vjeçarja në Durrës

Fqinjët e çiftit në një prononcim për abcnews.al bëjnë me dije se nuk kishin dijeni nëse mes çiftit kishte pasur më parë probleme.

“Ne i njihnim si njerëz të mirë, skam pas asnjë informacion se kanë shkuar keq. Ato kanë një fëmijë. Nuk di që të ketë pas ndonjë problem shëndetësor”, ka thënë një fqinje.

Ndërkohë një tjetër thekson se menjëherë pas ngjarjes bashkëshorti i 24 vjeçares e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë.

 “Kam qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja, e ka dëgjuar burri. Më thirri dhe kur shkuam ne bashkëshorti i s’ja e kishte dërguar në spital nuk e kam pa. Nuk i kam dëgjuar që të kenë zënka me njëri tjetrin, ai punon ndërtim ndërsa ajo ka pas punuar te fabrika e këpucëve kanë një çun të vogël janë nga ”, është shprehur ajo.e.su./abcnews.al