24-vjeçari shqiptar në Greqi infektohet me linë e majmunit

schedule09:54 - 20 Korrik, 2022

schedule 09:54 - 20 Korrik, 2022

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë me linë e majmunëve në rajonin e Thesalisë.

I riu kishte skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u referua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme.

Në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit, shkruajnë mediet greke.

Shëndeti i tij po ecën pa probleme./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!