24 kompanitë e lidhura me inceneratorët, Këlliçi paralajmëron “tërmet”: Të përfshirë Ibrahimaj, Ahmetaj, Gjiknuri e të tjerë

schedule20:17 - 6 Korrik, 2022

schedule 20:17 - 6 Korrik, 2022

“Në ditët në vijim do të shohim sesi institucione të ndryshme shtetërore kanë bashkëpunuar me kompanitë e inceneratorëve.”

Është ky paralajmërimi që deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka bërë, i ftuar pasditen e së mërkurës në “Radari Informativ” në ABC. Ndërsa pranoi se PD po bashkëpunon me Lëvizjen Socialiste për Integrim në hetimet që janë bërë për 24 kompanitë e lidhura me aferën e inceneratorëve që kanë bërë evazion fiskal, Këlliçi pranoi se dokumente të tjera do të publikohen në vijim nga këto dy forca politike.

Lexo edhe: Kryemadhi reagon pas deklaratës së Ibrahimajt: Kompanitë fiktive i kapët në vitin 2018, por i paguat deri në 2020

“Po bashkëpunojmë. Votova kundër komisionit sepse kishte mangësi të raportit dhe mungesa e një panorama të plotë se çfarë ishte bërë me atë masakër ekonomike. Në ditët në vijim do të shihni sesi kanë bashkëpunuar institucione të ndryshme të vendit me kompanitë e inceneratorëve. Vjedhja është në kurriz të 3 milionë shqiptarëve. Hyjnë në lojë edhe patronazhistët, u është vjedhur identiteti këtyre personave, është bërë evazion fiskal…Kjo skemë shkon deri te kryeministri. Nuk i ka bërë të gjitha vetë Allqi Bllako e të tjerët.”

Sipas tij, nëse SPAK i shkon qoftë edhe deri në gjysmë kësaj afere “minimalisht kryebashkiaku Erion Veliaj bie.”

Por megjithatë, deputeti demokratë përmend edhe anëtarë dhe ish-ministra të tjerë të kabinetit të qeverisë Rama si ministrja Delina Ibrahimi, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri e tjerë.

“Kemi dokumente. Do të shihni se edhe ata që kishin për detyrë të bënin inspektimin e këtyre kompanive janë të përfshirë dhe gjithçka lidhet me Unazën e Re, me Teatrin Kombëtar dhe Inceneratorët. Grup i mirfilltë i struktura kriminal. Në krye Edi Rama dhe i vogli i tij Erion Veliaj.

Nëse i shkohet deri në gjysmë kësaj afere, minimalisht Erion Veliaj bie. Javës tjetër do ta shihni Delinën vetë me të dyja këmbët brenda. Për disa kompani që janë faktuar që kanë kryer evazion fiskal dhe për të cilat Koka është në burg, këta që kanë kryer evazionin, kompanitë nuk janë hetuar. As merren në pyetje. Dalin të përfshirë, Veliaj, Ahmetaj, Gjiknuri, ministrat e Infrastrukturës…Agaçi nuk është thërritur SPAK akoma. Gjetjet tona janë depozituar në SPAK. Tani i bie pse nuk po i arreston opozita.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!