Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

2257 raste të reja dhe 16 viktima nga Covid-19 në Itali, rriten shtrimet në spitale

schedule17:31 - 5 Tetor, 2020

schedule 17:31 - 5 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 2257 raste të reja, nga 2578 që ishin dje. Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 327,586.

Rajoni më i prekur në 24 orët e fundit është  Campania me 431, ndjekur nga Lombardia me 251, Lazio 248 dhe Veneto me 230 raste të reja.16 pacientë kanë humbur jetën, duke bërë që bilanci i përgjithshëm i viktimave të kalojë mbi 36  mijë.

Në 24 orët e fundit ka pasur edhe shtim të rasteve të reja të shtruara në spital, 200 brenda ditës nga 82 që ishte dje. Numri të prekurve me Covid-19 që po marrin trajtim mjekësor në spital është 3,487, prej të cilëve 323 janë në terapi intensive./mv. abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!