220 të sëmurë aktivë me Covid, si është gjendja e pacientëve në spital

schedule11:29 - 28 Maj, 2020

schedule 11:29 - 28 Maj, 2020

Prej dy ditësh numri i rasteve aktive me koronavirus në vendin tonë është rritur. Deri më tani numri i personave aktivë me koronavirus në vendin tonë është 220 raste kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 24 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive.

Lexo edhe:Sërish shifra të larta, 26 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit! 12 personel shëndetësor

Ndërkohë në 24 orët e fundit janë të shëruar 11 qytetarë, duke e çuar në 823 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë. Këtë të enjte janë konfirmuar pozitive me koronavirus 26 rastetë reja mes të cilëve 12 janë personel mjeksorë.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)

Testime totale                         15319

Testime molekulare               13993

Testime serologjike                1326

Raste pozitive                          1076

Raste të shëruara                   823

Raste Aktive                            220

Humbje jete                                    33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           122

Durrës           51

Krujë             17

Shkodër         12

Kamëz            9

Berat              6

Fier                 2

Korçë             1./abcnews.al