22 të vdekur, momenti kur rraketet ruse bien mbi Chernihiv

schedule17:01 - 3 Mars, 2022

schedule 17:01 - 3 Mars, 2022

Numri i të vdekurve pas shpërthimit në Chernihiv ka arritur në 22. Lajmi është bërë i ditur nga zyrtarët ukrainas.

Tentativat për të marrë Kievin prej ditësh po rezultojnë të dështuara për Vladimir Putin, teksa në 24 shkurt urdhëroi pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë që planet nuk po i shkojnë siç mund t’i kishte planifikuar pasi u përballur me rezistencën e fortë të ukrainasve, presidenti autokrat rus nuk po kursen as civilët.

Së fundmi raketat ruse kanë goditur një godinë banimi në Borodyanka, shumë pranë Kievit. Me qindra viktima civile janë raportuar që prej fillimit të pushtimit në Ukrainë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!