214 efektivë të FA të angazhuar në misione paqeruajtëse

schedule17:02 - 6 Maj, 2019

schedule 17:02 - 6 Maj, 2019

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të angazhuar me misione paqeruajtëse në 5 vend të ndryshme. 214 efektive janë me shërbim në Letoni, Afganistan, Kosovë, Detin Egje dhe EUTM Mali.

214 efektivë të Forcave të Armatosura janë të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit. Forcat e Armatosura të vendit tonë janë pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike. Deri më tani janë 5 vende ku forcat tona të armatosura kryejnë misione paqeruajtëse.

Në Letoni duke filluar nga Qershori i viti 2017. Kontingjentet shqiptare në këtë grup-batalion përbëhen nga 18-23 ushtarakë, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj. Deri më tani kanë shërbyer në Letoni 4 kontingjentë shqiptarë, ndërkohë i fundit ishte nisur në Dhjetor të vitit 2018.

Që prej vitit 2002, Forcat e Armatosura shërbejnë edhe në misionet e NATO-s në Afganistan. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të angazhuara në operacionin ushtarak të NATO “Sea Guardian”, në Nëntor 2016, në detin Egje me 1 anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh. Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO-s.

Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë shërbejnë në KFOR, në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Kosovë. Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion edhe me një grup special. Gjithashtu janë angazhuar në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.

Rënia në krye të detyrës së ushtarakes Zarife Hasanaj u shënua 7 vite që kur Kapiteni Feti Vogli ra dëshmor gjatë shërbimit të tij në një mision paqësor në Kandahar të Afganistanit gjatë një sulmi të befasishëm nga një taleban, i cili ishte infiltruar në forcat e policisë afgane./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!