“21 Janari”/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Basha e ka pranuar vetë fajësinë, bashkë me Berishën duhet të dalin në gjyq

schedule18:33 - 14 Nëntor, 2023

schedule 18:33 - 14 Nëntor, 2023

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, që mbeti i vrarë në protestën e 21 Janarit, tha gjatë intervistës për ABC News komentoi edhe deklaratën e Sali Berishës për vendimin e Strasburgut, i cili u shpreh se nuk ka penguar hetimet. I pyetur nga gazetari Arlind Isa, ai tha se Berisha ka mohuar gjithmonë të vërtetën.

“Ai asnjëherë nuk thotë të vërtetën. gjithmonë mundohet të mbrohet duke sajuar situata që nuk kanë ndodhur. Për shembull asokohe ka thënë se kanë vrarë njëri tjetrin demonstruesit, u rrëzua jo. Donin të bënin një grusht shteti. Vrasjet u vërtetuan që u bënë nga garda. Gardistët nuk i la të shkojnë para drejtësisë. Akuzoi Prokuroren e përgjithshme, akuzoi ish presidentin Bamir Topi si horr. Është taktika e tij, njerëzit që fajësohen, shpifin, e krijojnë situata duhet të mëshirojnë por ato do të përgjigjen për këtë vrasje.“, tha ai.

Marku shtoi gjithashtu se dhe vetë Basha e ka pranuar tërthorazi fajësinë me deklaratat që ka dhënë. Sipas tij, Basha dhe Berisha duhet të shkojnë në gjyq për këto vrasje.

“Minimalisht si ai, si ministri i Brendshëm duhet të shkojnë në gjyq për shpërdorim detyre. Hetimi bëhet nga SPAK për këta persona me funksione të larta shtetërore. Ne shpresojmë shumë që drejtësia do të funksionojë. Lulzim Basha ka bërë një denoncim, ata e kanë pranuar vetë fajësinë. Lulzimi pati thënë se vrasjet janë kryer brenda kornizës ligjore, që do të thotë se e dinte se kush i ka vrarë, i ka vrarë garda për shkak se donin të përmbysnin Saliun. Saliu pati thënë se ne i kemi vrarë dhe i vrasim përsëri. Biles në zyrën e kryeministrit do të merrte snajperin dhe do të qëllonte vetë mbi kryeministrin aktual.”, u shpreh ai./abcnews.al