Të mërkurën bëhen 15 vite nga krimi shtetëror, por familjarët presin ende drejtësi. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Kryeministri Edi Rama shprehet se pas 15 vitesh nga krimi shtetëror, katër viktimat nuk gjejnë dot paqe dhe se “drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë”.
“MIRËMËNGJES dhe sot, në 15-vjetorin e një krimi shtetëror të pashembullt në historinë e demokracisë së re shqiptare, kur katër të vrarë ende nuk prehen dot në paqe dhe drejtësia i ngjan një breshke që lutet për harresë, me bindjen që sado të vonojë drejtësia për 21 janarin nuk do të harrojë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


