Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“21 janari, politika ndërhyri në mënyrë makabre”, Gjikondi: Përveç familjes së Nikës, tre të tjerëve ‘iu mbyll goja’ me para

schedule20:46 - 16 Prill, 2026

schedule 20:46 - 16 Prill, 2026

15 vite në pritje të drejtësisë, së vjetër dhe të re, xhaxhai i viktimës Aleks Nika, Mark Nika shkoi këtë të enjte në Kuvend për të kërkuar ndihmë për zbardhjen e plotë të vrasjeve të 21 janarit.

Mark Nika është takuar në zyrën e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla për ti shprehur shqetësimet për procesin ne SPAK.

Juristja Brizida Gjikondi komentoi për Real Story dosjen e 21 janarit të cilën e cilësoi politike, përtej aspektit ligjor. Gjikondi se ky proces ka treguar sesa e kalbëzuar ishte gjykata dhe se përveç familjes së Aleks Nikës, tre familjet e tjera ‘iu mbyll goja’ me pagesa.



“21 janari është edhe dosje politike, përtej ligjores. Janë futur duart në mënyrë makabre nga politika si në 21 janarin dhe për Gërdecin, janë manipuluar prova. Vetëm familja Nika e çoi çështjen deri në Strasburg, tre të tjerëve iu mbyll goja me pagesa. U gjykuan edhe personat e gardës; e vetmja familje që nuk bashkoi të pranohej me pjesën tjetër është kjo e Nikës.

Procesi i 21 janarit tregon sa e kalbëzuar ishte gjykata dhe sa ka nevojë për një reformë në drejtësi. Nëse reforma në drejtësi dha rezultate, për këtë jam skeptike. “

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!