207 raste të reja me Covid-19 në Greqi, humbin jetën tre pacientë

schedule18:27 - 13 Shtator, 2020

schedule 18:27 - 13 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 207 raste të reja me koronavirus, mes të cilëve 29 të importuar nga vendet e huaja.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 13240.

Ndërsa tre persona kanë humbur betejën me këtë sëmundje, duke regjistruar një total viktimash prej 305 në total që nga nga muaji mars.

54 pacientë të shtruar në spitale po trajtohen në intubim. Mosha mesatare e të prekurve është 70 vjeç, ndërsa 88.9% e tyre janë burra./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!