2019-a vjen me ligje të reja

schedule17:59 - 1 Janar, 2019

schedule 17:59 - 1 Janar, 2019

Viti që sapo nisi është i rëndësishëm për ata që kanë pritur hyrjen në fuqi të disa vendimeve e ligjeve të rëndësishme. I pari në listën e kryeministrit është shumëfishimi i çekut të bebeve, pas të cilit rendit fermerët.

“Për të gjithë fermerët e Republikës sonë taksa 20 për qind mbi imputet bujqësore bëhet më në fund zero”.

Ky vit i gjen studentët me vendime të reja qeverie i kujton kryeministri Edi Rama.

“Studentët tanë do të përfitojnë përgjysmimin e tarifës së regjistrimit në universitet, ndërkohë që më të mirët, ata me mesatare nga 9 deri në 10 si dhe ata me familje në ndihmë ekonomike, me aftësi të kufizuar jo vetëm do të përfitojnë zerimin e tarifës, por do të marrin edhe një bursë 10 mijë lekë të reja në muaj”.

Por 2019-a nis edhe me një qeveri të rinovuar.

“Me një fillim të ri për të gjith organizmn e shumicës sonë qeverisëse. Ashtu sikundër edhe studentët e thanë në mënyrën më kuptimplotë, ne mund të kemi shumë kusure. Por padyshim jemi të vetmit, që mund t’u japim dhe do t’u japim zgjidhje problemeve të këtij vendi”.

Shefi i qeverisë shprehet i motivuar për ata qytetar që nuk i ka prekur ende asgjë na ndryshimet e bëra deri tani. 

“I siguroj të gjitha viktimat e padrejtësisë se jo vetëm ndjej dhimbjen  e tyre, por ajo dhimbje më bën më të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj beteje, dhëmb për dhëmb, mes të djeshmes dhe të nesërmes”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!