200 milionë lekë në llogari, festojnë të Vllaznia

schedule23:00 - 31 Tetor, 2019

schedule 23:00 - 31 Tetor, 2019

Vllaznia ka marrë një lajm të mirë ditën e sotme. Në emisionin “Pressing” në ABC News, moderatori Gerti Çarcani është shprehur se sot në kampin kuqeblu ka qenë një ditë rrogash. Veç kësaj, ka edhe zhvillime të tjera.

Gazetari Ylli Aga, i ftuar në emision, tregoi për një takim që kishte pasur me administratorin e Vllaznisë Suad Licin. Mes të tjerave ai zbulon se pas miratimit të fondit për kuqeblutë, edhe është lëvruar.

Janë plot 200 milionë që kanë kaluar për klubin dhe prej tyre 170 kanë shkuar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura. Një lehtësim për klubin e Vllaznisë, që ka ende borxhe të tjera për t’u shlyer. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!