200 mijë € për Omar Imerin, Shkëndijës i ofrohet “ish”-i i Skënderbeut

schedule13:57 - 7 Shtator, 2020

schedule 13:57 - 7 Shtator, 2020

Omar Imeri pritet të transferohet në Turqi, aty ku do të veshë fanellën e Antalyaspor. Mesfushori është lakuar shpesh si opsion për Fenerbahce, por në fund zgjedhja e tij ka qenë tjetër.

Shkëndija e Tetovës do të përfitojë 200 mijë euro, sikurse shkruan “Sportmedia.mk”. Një shumë e kënaqshme për tetovarët, të cilët nga ana tjetër po punojnë për të bërë edhe afrime të tjera.

 

Suad Sahiti është lojtari i fundit që ka dalë në skenë. Anësorit të krahut të djathtë i ka përfunduar kontrata me Wisla Plock në Poloni dhe mund të rikthehet të luajë në Maqedoninë e Veriut.

Sahiti ka spikatur me Rabotnicki më parë dhe më pas iu bashkua Skënderbeut, me shpresën që do të zëvendësonte Liridon Latifin. Në Korçë gjërat nuk shkuan mirë për të, pasi nuk gjeti hapësira. /abcnews.al