20-vjeçarja e dhënë pas këngës labe tregon çfarë i tha Flori Mumajesi: Nuk e prisja

schedule09:48 - 29 Qershor, 2023

schedule 09:48 - 29 Qershor, 2023

Prej disa javësh, studentja 20-vjeçare nga Gjirokastra, Denada Kardhashi, është bërë virale në rrjet. Ajo është shfaqur duke kënduar polifoni labe dhe kjo ka bërë që të pëlqehet nga të gjithë. Madje, njëri prej tyre që e ka pëlqyer shumë është dhe këngëtari Flori Mumajesi, i cili i ka dhuruar dhe një version të ri.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Denada ka zbuluar detajet se si e realizoi këtë video dhe ftesën që Flori i ka bërë.

“Të jem e sinqertë, unë këtë video e kam bërë vetëm për mamin se ajo i ka qejf këto këngët dhe kishte dëgjuar që unë kisha filluar ta këndoja këtë këngë dhe i pëlqeu. I thash shoqes hajde ta bëjmë një video, t’ia nisim mamit. Nuk e kishim planifikuar kurrë që një këngë labe, polifonike, të merrte viralitetin ose të kishte impaktin që pati.

Pas dy javësh, ma nisën të afërmit e mi që Flori kishte postuar versionin orgjinal dhe versionin e tij. E falenderova, i shkruajta dhe ndodhi ajo që unë nuk e prisja, ai replikoi dhe më tha në çdo moment që ti do kesh nevojë për suport apo për ndonjë mini-projekt, unë do të jem gjithmonë aty, kur ke nevojë”, u shpreh ajo.

Më tej, Denada ka treguar se këtë pasion e ka të trashëguar nga babai, pasi ai këndon herë pas here në gëzimet familjare dhe festivale të ndryshme.

“Është disi e trashëguar, duke qene se dhe babai im ka kënduar nëpër festivale të ndryshme në gëzime familjare, mblidheshim me njëri-tjetrin dhe gëzimin tonë e shprehnim nëpërmjet këngës. Domethënë e kemi përdorur këngën si një metodë për të qene më të afërt me njëri-tjetrin, për t’u mbledhur”, tha 20-vjeçarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!