20-vjeçari shqiptar i rritur në Itali fans “i çmendur” i Maya-s: Gjyshja e ndjerë më prezantoi me këngët e saj

schedule09:16 - 7 Maj, 2024

schedule 09:16 - 7 Maj, 2024

Erland Zyla është fansi “çmendur” i këngëtares së muzikës popullore, Maya. Ai ndjek studimet në Itali për dizajn dhe tashmë është një stilist.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Erlandi ka treguar se si i lindi dashuria e madhe për Mayën. Ai zbuloi se gjithçka nisi nga gjyshja e tij, e cila nuk jeton më dhe të gjitha këngët i lidh me marrëdhënien që ka pasur me të.

Sakaq, Erlandi u surprizua dhe nga vetë këngëtarja, e cila i dërgoi një video-mesazh special përmes emisionit.

“Kur erdhi momenti që duhet të zgjidhja shkollën që të vazhdoja, zbulova që ekzistonte një degë për stilim. Kam qene shumë i lidhur me gjyshen time, sepse ajo më ka rritur. Kur ajo vdiq dhe shkoja në shkollë, vetëm qaja. Më ka dhënë shumë frymëzim gjyshja ime.

Gjyshja ime vdiq në 3 shtator të 2009 dhe gjuhën shqipe nuk e njihja mirë. Edhe mbaj mend që një ditë, mami vuri në televizion muzikën folk dhe u shfaq kënga e Majës “Më ka marrë malli”. Çdo muzikë e Majës më ka dhënë forcë, ka qene gjithmonë shpirtërisht me mua. Për të herë të parë e kam takuar vjet, prapë nuk po kaloja një periudhë shumë të mirë në jetën time”, rrëfeu ai i emocionuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!