Guvernatori i Kolorados i SHBA-së, Jared Polis, vizitoi lagjet e shkatërruara në Boulder County të dielën, teksa pa nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarri masiv, i cili shkatërroi afro 1000 shtëpi dhe ndërtesa të tjera.
Flakët shpërthyen të paktën 24 kilometra në periferi midis Denverit dhe Boulder. Sipas autoritete deri më tani, 2 persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të dy personave të zhdukur, autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkakun e rënies së zjarrit.
Zyrtarët e shërbimeve komunale nuk gjetën linja elektrike të rrëzuara rreth vendit ku shpërtheu zjarri. Nga të paktën 991 ndërtesa të shkatërruara nga zjarri, shumica ishin shtëpi, dhe 8 biznese u dogjën në një qendër tregtare në Louisville, duke përfshirë një sallon dhe një restorant në Subëay.
Rikujtojmë se presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajon, duke miratuar fonde federale për të ndihmuar të prekurit.
/abcnews.al