Forcat ruse kanë humbur rreth 2,800 ushtarakë dhe 80 tanke gjatë sulmit të tyre në Ukrainë, tha të premten zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar sipas Reuters.
Ajo shtoi në faqen e saj në Facebook se trupat ruse humbën gjithashtu rreth 516 automjete të blinduara luftarake, 10 avionë dhe shtatë helikopterë që nga ora 15:00 me orën lokale.
Ndiqeni LIVE të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë
Shumë gjëra kanë ndodhur sëfundmi në Ukrainë. Më poshtë gjeni zhvillimet më të fundit:
- Presidenti rus Vladimir Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase që të marrë pushtetin nga qeveria e tyre duke kryer një grusht shteti.
- Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kyç Hostomel pranë Kievit. Ajo pretendon se 200 trupa nga njësitë speciale të Ukrainës u vranë dhe nuk pati viktima ruse. Nuk ka një verifikim të pavarur të pretendimeve nga të dyja palët.
- Automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për të mbrojtur qytetin nga afrimi i trupave ruse.
- Dhe ministria e brendshme thotë se 18,000 armë u janë dhënë vullnetarëve, së bashku me udhëzimet për të bërë kokteile Molotov.
- Rreth 450 ushtarë rusë dhe 194 ukrainas, përfshirë 57 civilë, janë vrarë që nga fillimi i pushtimit, u tha deputetëve ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
- Ukraina thotë se më shumë se 1000 rusë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit.
- Kremlini thotë se Rusia është gati për bisedime me Ukrainën në Minsk.
- Fokusi i bisedimeve do të jetë që të Ukraina të marrë “status neutral”, i cili do të përfshijë “demilitarizimin”, por nuk ka asnjë provë që Ukraina do të pranonte bisedimet mbi këtë pikë.
- Polonia po përgatitet të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, tha kryeministri i saj
- Agjencia e OKB-së për refugjatët vlerëson se rreth 100,000 njerëz janë tashmë të zhvendosur, por beson se deri në pesë milionë mund të përpiqen të ikin jashtë vendit ndërsa konflikti përshkallëzohet.
A video showing the moment these Russian saboteurs, wearing Ukrainian uniforms (again, a war crime under international law) were engaged by members of Ukrainian Territorial Defence Forces.??pic.twitter.com/YQKUbtmTJ9
— Jimmy (@JimmySecUK) February 25, 2022
/abcnews.al
З початку відкритого широкомасштабного вторгнення РФ на територію України, військам країни-загарбника були завдані наступні втрати(орієнтовно):
станом на 15:00
Танків до 80
Бойових броньованих машин різних типів 516
Літаки 10
Гелікоптери 7
О/С 2800
Ми сильні! Перемога за нами— Defence of Ukraine (@DefenceU) February 25, 2022