2.2 milionë franga zvicerane për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në qarkun e Beratit

schedule12:13 - 1 Nëntor, 2017

schedule 12:13 - 1 Nëntor, 2017

2.2 milion franga zvicerane do të përdoren për menaxhimin e mbetjeve të ngurta në qarkun e Beratit. Kjo marrëveshje u firmos nga Ministria e Infrastrukturës dhe energjisë me qeverinë zviceriane.

Po firmosin mbylljen e një problemi të madh për Qarkun e Beratit.

Qeveria zviceriane i jep qeverisë shqiptare 2.2 milionë franga për të përmirirësuar menaxhimin e mbetjeve të ngurta në bashkitë Berat, Kucovë, Ura Vajgurore dhe Skrapar.

“Shqipëria përballet me një problem të madh kur vjen çështja tek trajtimi i mbetjeve. Dua ta bëj të qartë se ky projekt ndihmon për krijimin e një shembulli konkret se si mund të menaxhohen mbetjet në Shqipëri. Projekti do të ketë një fokus rajonal shumë specifik, por nëse do të kryhet me sukses mund të zbatohet edhe në rajone të tjera”

Për Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri të tilla bashkëpunime janë të duhurat për zgjidhjen e problemeve me mbetjet

“Mendoj është zgjidhja e duhur trajtimi i mbetjeve në nivel qarku sepse nuk mund të ndërtojmë dhe nuk mund të financojnë landfille individuale për bashkim të vogla. Kjo është një qasje e integruar e mbetjeve urbane. Strategjia e qeverisë ka qenë që mbetjet urbane të grumbullohen në vende të caktuara ku do të trajtohen sipas zgjidhjeve përkatëse teknologjike”

Përmes projektit do të mbështetet zhvillimi institucional i kapaciteteve, rishikimi i Planit Rajonal për menaxhimin e mbetjeve dhe përgatitja e Studimit të Fizibilitetit që synon masat e ardhshme rajonale të investimit.

 

https://youtu.be/ttclzU1jjr8