Naftë pa akcizë, super Jahti ankorohet për furnizim në Sarandë

schedule11:37 - 25 Gusht, 2021

schedule 11:37 - 25 Gusht, 2021

E kush mund të mos përfitojë nga karburanti i lirë, kur ke për të furnizuar depozitat e jahtit me dhjetra mijëra litra edhe pse mund të jesh i pasur?

Nuk ka se si të ndodhë, prandaj edhe një super jaht  “Flying Fox” është ankoruar në Sarandë, ku krahas rrezeve të diellit që do të marrin personat në bord, do të furnizohet me karburant të lirë pa akcizë.

Jahti gjigant “Flying Fox” është parë mëngjesin e sotëm në gjirin e Sarandës ku edhe ka hasur probleme me ankorimin për shkak  të zonës së kufizuar.

Mbi jaht është edhe helikopteri ku personat mund të hipin për të shijuar bregdetin shqiptar.

Jahti “Flying Fox” konsiderohet si një ndër më të mëdhenjtë dhe luksozët në botë. Me 136 metra gjatësi dhe 22.5 metra gjerësi, “Flying Fox” mund të mbajë 22 të ftuar VIP, ku secili ka dhomën e vet.

Jahti ka motorë super të fuqishëm të cilët harxhojnë 250 litra karburant për një orë lundrim. Depozita e tij e naftës konfirmon edhe më tepër shkakun e vizitës në Sarandë. Bëhet fjalë për 682 000 litra karburant, të cilat nëse do të mbusheshin në ndonjë shtet tjetër mund të nevojiteshin 650-700 mijë euro, kurse në Shqipëri, me heqjen e akciës së karburantit për jahtet, turistëve i duhet të paguajnë rreth 430 mijë euro. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!