180 fëmijë nga Thumana nisin shkollën në Shëngjin, drejtori: Po punohet që mos t’ju mungojë asgjë

schedule05:03 - 5 Dhjetor, 2019

schedule 05:03 - 5 Dhjetor, 2019

180 fëmijët nga Thumana kanë nisur mësimin në shkollën 9 vjeçare të Shëngjinit. Drejtori i shkollës At Zef Pëllumbi tregon se po bëhen përpjekje që ata të mos ndihen të huaj dhe të plotësohen me libra. Kurse më të rriturit po ndjekin shkollën e mesme në Lezhë.

Për t’ju ardhur në ndihmë mësuesit po ju qëndrojnë afër për ti miqësuar nxënësit me njëri-tjetrin me qëllim që t’ju largohet sa më shumë nga mendja ajo çfarë kanë përjetuar.

Drejtori i shkollës “At Zef Pllumi” Qamil Sokolaj, shpjegon se po bëhen përpjekje që nxënësit të plotësohen me libra dhe mjetet e nevojshme për të vijuar shkollën normalisht. Në hotelet e Shëngjinit janë akomoduar 1300 banorë të prekur nga tërmeti, pjesa më e madhe do të qëndrojnë gjatë dhe për këtë arsye fëmijë të tyre ju është garantuar mësim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!