Festa e ndërrimit të viteve i gjeti mijëra punonjës policie në gatishmëri totale në gjithë vendin. Por kur jemi në ditën e parë të janarit policia e Shtetit ka bërë edhe bilancet e para përsa i përket personave të lënduar nga hedhja e mjeteve piroteknike. Kështu gjatë ndërrimit të viteve si rezultat i hedhjes së fishekzjarreve, u lënduan lehtë 17 persona, ndërsa 1 shtetas nga Dibra u transportua në Tiranë për një ndërhyrje më të specializuar pasi ishte dëmtuar në sy. Edhe një automjet ka marrë flakë i parkuar, si pasojë e përdorimit të fishekzjarreve.Ndërkohë njësia Antieksploziv e RENEA-s, si edhe agjentët e Antiterrorit kanë kryer kontrolle të imtësishme në të gjitha sheshet kryesore ku do kryheshin festime me rastin e ndërrimit të viteve./abcnews.al
Policia: 17 të plagosur nga fishekzjarret
schedule14:31 - 1 Janar, 2018
schedule 14:31 - 1 Janar, 2018