“17 shkurti ndan dy epoka”, Sejdiu: Kosova duhet të dëshmojë vetveten. Ka nevojë për partneritet, sidomos me SHBA

schedule11:24 - 17 Shkurt, 2024

schedule 11:24 - 17 Shkurt, 2024

KOSOVË – Për ish-Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, 17 shkurti është data që ndan 2 epoka për Kosovën. Në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku në ABC News, e cila ndodhet në Kosovë për të ndjekur nga afër akvitetit në kuadër të pavarësisë, Sejdiu tha se Kosova ka nevojë për partneritet të jashtëzakonshëm, sidomos me SHBA.

Ndër të tjera, Sejdiu komentoi edhe procesin në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK.

“Nuk është një gjendje e këndshme, ekziston një akuzë ndaj tyre ata gjenden në Hagë, janë kontribues në lirinë e vendit. Duhet të shprehet dhe dokumentojnë pavarësinë e tyre” tha Sejdiu ndërsa theksoi edhe një herë se 17 ditë është një datë kyce për Kosovën.

“Nuk e kam parë videon e Kurtit, për ne është e rëndësishme se kjo është data kyce për Kosovën si vend i lire dhe sovran. 16 vjet më pas jemi në Kosovë sërish, jemi në epokën që Kosova duhet të dëshmojë vetveten si vend Sovran, duhet të jetë akseptuese e vlerave të demokracisë.” -tha ai.

Për ish-Presidentin Sejdiu Kosova ka nevojë të jashtëzakonshme për partneritet, sidomos me SHBA.

“Jemi në kohën kur kemi nevojë për partneritet të jashtëzakonshëm sidomos me SHBA, kanë rol të jashtëakonshëm, roli i tyre është i paharrueshëm. Është e rëndësishme të mbajmë gjallë fuqinë e bashkëpunimit me SHBA” vijoi më tej Sejdiu për ABC News.

Si një shtet në moshë ‘adoleshence’, Sejdiu tha se Kosova ka nevojë të ushqehet mirë.

“Kosova ka nevojë për ndihmë e mbështetje, sikurse edhe shumë vende të rajonit, për një ecje të shpejtuar kemi nevojën e kapërcimit të situatave me Serbinë, me ndërhyrjen ndërkombëtare.
Mund të jenë frustrimet rinore, nuk ka asgjë pa vështirësi. Duhet të ushqehemi mirë, të punojmë mirë, të kemi kujdes me qeverisje të mirë, ta ushqejmë këtë vend dhe të jetë i denjë për rolin që ka.” –përfundoi Sejdiu./abcnews.al