Moti nga 22 deri në 24 dhjetor

schedule14:45 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 14:45 - 22 Dhjetor, 2017

Shqipëria

Moti –  E premte, 22 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Vijon dominimi i motit të kthjellët dhe të ftohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë përjashtuar ekstremin Jugor ku do të ketë vranësira të përkohshme.

Gjatë pasdites pjesa më e madhe e vendit mbetet me mot të kthjellët dhe të ftohtë por vranësira të shpeshta e reshje të pakta dëbore do të ketë në zona të izoluara, në Veri – Verilindje.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me 2°C sjellin orët e mesditës në të gjithë territorin.

Era do fryjë mesatare por herë pas here e fortë, me shpejtësi deri 55 km/h nga Verilindja ndërsa në det dallgëzimi ngjitet në 4 ballë.

Shqipëria

Moti –  E shtunë, 23 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Moti i kthjellët mbetet dominant në zonat bregdetare dhe të ulëta ndërsa vranësira kalimtare do të ketë në zonat Lindore.

Edhe pasditja pritet të vijojë me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat Lindore ku vranësirat mbeten prezente, më të shpeshta në Veri – Verilindje ku priten reshje të pakta e të izoluara, dëbore.

Temperaturat e ajrit rriten me 2°C gjatë orëve të para të ditës por parashikohet të qëndrojnë konstante gjatë mesditës,  në gjithë territorin.

Era do vijojë të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi permanent Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

 

Shqipëria

Moti –  E diel, 24 dhjetor 2017

Sipas MeteoAlb: Vijon dominimi i motit të kthjellët në Jug dhe zonat Qendrore por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në zonat Veriore dhe Verilindore të vendit.

Pjesa e dytë e ditës paraqitet kryesisht e kthjellët në të gjithë vendin përjashtuar vranësira të përkohshme në ekstremin Verior dhe zonat Lindore të territorit.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje me 2 – 3°C do pësojnë vlerat termike të mesditës duke e ngjitur maksimumin në 13°C.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor ndërsa në det dallgëzimi ulet në 2 ballë./abcnews.al

 


 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!