1500 hektarë tokë të shkrumbuara, Gjici në “ABC”: Ende dy vatra të rrezikshme, mund t’i neutralizojmë sot

schedule12:11 - 8 Gusht, 2021

schedule 12:11 - 8 Gusht, 2021

Kreu i bashkisë së Kukës në një lidhje për “ABC” foli për situatën e zjarreve në Kukës. Gjici tha se zjarri në majën e Rrunës dhe zjarri që po afrohet në tunelet e Kukësit, mund të neutralizohen me ndihmën e helikopterit që tashmë ka mbërritur në këtë zonë.

Ndërsa i konsideron si dy vatrat më të mëdha dhe të rrezikshme, Gjici tha se kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha. Rreth 1500 hektarë tokë janë djegur si pasojë e përhapjes së flakës.

Më tej Gjici u shpreh besimplotë se me ndërhyrjen nga ajri këto vatra mund të shuhen, ndërsa shtoi se dy vatra zjarri kanë qenë shumë afër banesave në këtë zonë, por që fatmirësisht falë ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë këto zjarre janë shuar.

“Këto 3-4 ditë kemi pasur mbi 20 vatra zjarri, por fatmirësisht kemi arritur të shuajmë rreth 18 prej tyre. Sapo ka arritur një helikopter për të ndërhyrë nga ajri pasi terreni është shumë i vështirë, pasi ende kemi dy vatra të mëdha që kanë djegur mbi 1500 hektarë pyje”, tha Gjici.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!