Është rritur sërish numri i të prekurve nga koronavirusi në vend edhe pse me ritme më të ulta gjatë ditëvë të fundit.
Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 16 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 259.
Që prej fillimit, nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 15 persona në Shqipëri. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 persona duke e çuar numrin total të të shëruarëve në 67.
Ndërkohë, në shërbimin infektiv aktualisht janë 79 të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 140 raste
– Durrës 29 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 5 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 8 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 2 raste