“15 ditë prilli” të Anisa Markarian: Detyrim moral për këdo që ka jetuar një diktaturë

schedule08:50 - 29 Tetor, 2019

schedule 08:50 - 29 Tetor, 2019

Shkrimtarja Anisa Markarian ka folur në studion ABC –ja  e mëngjesit të Enkel Demit për librin e saj më të fundit “15 ditë prilli”, i cili e riktheu në Shqipëri.

Si një profesion që e ndjen brenda vetes, Markarian tha se shkruan për të transmetuar te fëmijët dhe brezat ato që janë të ngulitura në kujtesën e saj, si një detyrim moral.

“Janë të ngulitura në kujtesën time dhe ndjej detyrimin moral t’i shkruaj. Unë e mora si qytetare, thashë unë duhet ta nxjerr nga vetja për fmëijët e mi dhe brezin tim”.

Markarian thotë se libri i saj edhe pse ka elementë të jetës së saj brenda nuk është një libër  autobigrafik, por një libër që kushdo ka përjetuar diktaturë gjen veten brenda. Kjo sipas saj është dhe arsyeja që nuk ka emra qytetesh apo rrugësh brenda tij.

“Një libër që gjithsecili nga ne gjen mënyrën e vet për t’i treguar. Nuk është libër autobiografik, edhe pse ka elemetë të jetës sime. Nuk ishte fare e nevojshme të vinte emra qytetesh rrugës se mund të jetë dikush tjetër që ka jetuar një dikaturë, shumë persona njohin diktaturën që kanë jetuar duke mos qenë dhe shqiptarë”.

Libri për të cilin iu deshën dy vjet e gjysmë është i pasur me një gjuhë artistike dhe të vjetër shqipe.

“E kam pasur që në fillim ma ka diktuar gjuha filmike, unë filmoj me sytë e mendjes pastaj shkruaj. Ndarja në 15 ditë, më ka ndihmuar shumë se ka një mori personazhesh dhe si arkitektët e ndava në 15 kuadrate, ku vija personazhet e mi dhe e dija që do t’i gjeja.

Unë them që anën artistike e kam marrë nga ime më dhe dashurinë për gjuhët, për gjuhën amtare, jam fëmijë i një fisi ku gjuha shqipe ngrihet në piedestal. E njihja shumë mirë gjuhën e  tim eti. Sa ishte gjallë unë mbaja korrespondencën e tij me familjen, por nuk mund të them që shijoj të lexoj në armenisht”. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!