130 kg eksploziv do përdoren nga IKMT për prishjen e pallatit 14 katesh në Durrës

schedule11:23 - 3 Tetor, 2020

schedule 11:23 - 3 Tetor, 2020

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit këtë të shtunë pritet që të shembë një pallat 14-katësh, i cili u shkatërrua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, IKMT bën me dije se për shembjen e pallatit do të përdoren 130 kg eksploziv, ndërsa gjithçka do të ndodhë me shpërthim të kontrolluar.

IKMT 130 kg eksploziv për prishjen e pallatit 14 katësh në Durrës. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të prishë sot pasdite, me shpërthim të kontrolluar një objekt (pallat) 14 katësh në Durrës, i cili u spostua gjatë tërmetit te nëntorit te kaluar dhe nga ekspertët u klasifikua i pabanueshëm. Për realizimin e shpërthimit, janë hapur në trupin e objektit 5 mijë furnela (vrima) dhe do të përdoren 130 kilogramë lëndë eksplozive. Vetëm pak ditë më parë, për dobësimin e strukturës së këtij pallati, IKMT kreu shpërthime të brëndshme. Deri tani vetëm në Durrës, janë prishur rreth 100 objekte të dëmtuara nga tërmeti”, shkruan IKMT.e.su./abcnews.al