13-vjeçarja vdiq në krahët e tij, dëshmitari në Kroaci me lot në sy: Ambulanca u vonua 40 minuta

schedule16:11 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 16:11 - 29 Dhjetor, 2020

Një vajzë 13-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e tërmetit që goditi sot Kroacinë. Duke folur për mediat me lot në sy, një dëshmitar u tha mediave që u mundua për 40 minuta që të mbante vogëlushen gjallë, por nuk ia doli dot.

Dinko Radučevi tha se pas 40 minutash erdhi ambulanca dhe se dikush duhet të japë llogari për atë që i ndodhi vajzës.

“Kjo i ra asaj, kjo pjese e shtëpisë, unë e mbajta gjallë për më shumë se 40 minuta. Nuk ka pasur ndonjë urgjencë, dikush do të përgjigjet për atë fëmijë, më besoni. Unë e njoha, më besoni dikush do të përgjigjet. Pas 40 minutash, mbërriti një ambulancë. Vajza mbushi 13 vjet pesë ditë më parë.”

Po ashtu, dëshmitari tha se ishte duke kërkuar edhe vajzën e tij dhe fatmirësisht e gjeti.

“Ambulanca erdhi dhe u largua, unë i mbaja pulsin. Kjo është një ditë e vështirë, një ditë shumë e vështirë.”

Vajza dyshohet se ndërroi jetë në krahët e tij. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!