Maji është muaji kur ka lindur Ernest Koliqi; pikërisht data 20 e vitit të tretë të shekullit të kaluar, një personalitet i jashtëzakonshëm në historinë e kulturës dhe artit shqiptar. Lidhur me këtë ngjarje është zhvilluar nga drejtoresha e Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për arbëreshët, Profesoresha Diana Kastrati dhe drejtuesi i Katedrës të historis pranë Pontificia Universitas Urbaniana, profesor Ardian Ndreca, një konferencë shkencore mbi jetën e vepren shumëdimensionale.
Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë folur për figurën e shquar të Koliqit dhe kanë ndarë detaje nga konferenca në nder të tij.
“Koliqi ka pasur fatin të luajë një rol të rëndësishëm në fazën e parë të modernizimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ka përjetuar dhe frakturën e madhe me mbylljen e luftës së dytë botërore. Ka humbur koordinatat e para që kishte brenda vetes për të ndërtuar një Shqipëri të re. Koliqi është produkt nga ana politike e dy korifejve që janë Luigj Gurakuqi dhe Mustafa Kruja. Pra, i ka rrënjët te Rilindja, nuk e ka fshehur kurrë këtë dhe me mbarimin e luftës së dytë botërore tërhiqet. E vuan shumë largimin jashtëzakonisht largimin nga Shqipëria. Është një nga ato problemet themelore që e kanë ndihmuar për krijimtarinë dhe për të ardhmen e vendit që ka humbur atdheun. Por ka ditë që në letërsi e ka humbur atë modernen që po realizonte në vendin e vetë pa përfituar urrejtje. Pra, bënte dallimin mes politikës që ishte në konflikt ai dhe pjesa më e madhe e diasporës dhe është munduar që ta realizojë atë art të modernes në letërsinë e tij, ia ka arrit më së miri”, u shpreh Ndreca.
“Kemi një personalitet, i cili i ka veprat të evidentuara prej kohës, janë në mundësinë e të gjithëve për t’i lexuar, aq më shumë të lexuesve për t’i analizuar. Edhe këto të shtrira se gama ku ai ka dhënë kontributet është shumë e gjerë. Nuk mendoj që jemi rast unikal, se Italia vetë ka probleme me vendosjen e ekulibrave të figurave që mund të kene qene pro fashizmit apo jo. Le të flasim për studimin e tyre dhe t’i analizojmë, sepse studimi për Koliqin ka filluar prej kohësh. E djeshmja ishte një ditë studimore dhe kremtuese, ku janë marrë në analizë veprat e tij”, tha Kastrati./abcnews.al


