Që nga fillimi i pushtimit, të paktën 117 fëmijë kanë humbur jetën në Ukrainë kurse 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të dhënat janë bërë publike nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës dhe i raportuar nga Ukrinform.
Kurse, numri total i viktimave si pasojë e luftës në Ukrainë, sipas Reuters është të paktën 19,000 kurse ai i të plagosurve të paktën 1900.
Nga ana tjetër, mediat bëjnë të ditur se një autokolonë prej 15 autobusësh që mbajnë 1,114 civilë të zhvendosur nga Mariupoli është duke udhëtuar nga Berdyansk-u dhe Zaporizhzhia ku mund të kenë akses ndaj ushqimit, ilaçeve dhe mund të marrin ndihmë psikologjike. /abcnews.al/

