Partia Socialiste akuzoi kryedemokratin Basha se përmes një personi shumë pranë tij, administron një fond të zi aferash korruptive, siç janë paratë e përdorura për 3 kontrata lobimi në Amerikë, që PD nënshkroi pranverën e kaluar, pak muaj para zgjedhjeve. Sipas deputetit socialist Ervin Bushati, fondi në fjalë është krijuar në një ishull off-shore për të fshehur gjurmët që cojnë te kryedemokrati Basha.
Një ditë pasi socialistët i cilësuan të pista paratë me të cilat demokratët paguan 3 kontrata lobimi me kompani amerikane, pak muaj para zgjedhjevet ë 25 qershorit, deputeti Ervin Bushati akuzoi se këto financime burojnë nga një fond i zi aferash korruptive, që menaxhohet nga njerëz pranë kryetarit të PD-së.
Ndërkohë, socialistët vijuan të kërkojnë nga Prokuroria që të marrë në pyetje Lulzim Bashën në lidhje më këtë çështje, duke paralajmëruar organin e akuzës se mosveprimi I saj hedh hije dyshimi mbi vullnetin e këtij institucioni.
Një ditë më parë, socialistët akuzuan gjithashtu Partinë Demokratike se me paratë e drogës, kanë blerë vota në Shqipëri./abcnews.al
https://youtu.be/iKlyhbHNuxA