Franca: Putin nuk po respekton marrëveshjen e Minskut

schedule22:04 - 22 Shkurt, 2022

schedule 22:04 - 22 Shkurt, 2022

Pas njoftimit të sanksioneve të BE-së  dhe SHBA-së kundrejt Rusisë, Franca ka akuzuar Vladimir Putin për mos-respektim të marrëveshjeve kryesore ndërkombëtare, përfshirë marrëveshjen e Minskut të vitit 2014, e cila kërkon  zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainën Lindore.

Bëhet fjalë për një marrëveshje armëpushimi, të nënshkruar në kryeqytetin bjellorus,  Minsk.

Lexo edhe:<Putini nis tanket drejt Ukrainës pas lejes nga Duma ruse

“Presidenti Putin nuk po e respekton më nënshkrimin e Rusisë,” tha ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian.

Çfarë është marrëveshja e Minskut?

Marrëveshja e Minskut midis Ukrainës dhe Rusisë ishte plani pwt ti dhwnw fund konfliktit midis forcave separatiste ukrainase  të mbështetura nga Rusia në Donbas. Ky është rajoni ku ndodhen rajonet, të cilat Putinii ka njohur tani si “të pavarura”.

Marrëveshje përcaktonte hapat e projektuar për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës  për të zgjidhur statusin e zonave të shkëputura.

Lexo edhe:INTERVISTA/ “Putin i çmendur”, rreshteri i ushtrisë ukrainase për ABC: Jam gati t’i përgjigjem me luftë Rusisë, si në 2014

Ka shumë pjesë të marrëveshjes, e cila u ra dakord në vitin 2014 në kryeqytetin bjellorus, Minsk, pas bisedimeve të gjata midis Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë.

Disa nga më të rëndësishmet ishin:

Tërheqja e të gjitha grupeve të huaja të armatosura, armëve dhe mercenarëve nga territori ukrainas

Tërheqja e të gjitha armëve të rënda nga të dyja palët/abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!