11-vjeçari shkodran shkëlqen në futbollin anglez, firmos kontratë me ekipin e Brentford

schedule09:05 - 9 Shtator, 2024

schedule 09:05 - 9 Shtator, 2024

Haris Lulaj është 11-vjeçari shkodran që po shkëlqen në futbollin anglez. Ai ka firmosur kontratë me ekipin e Brentford.

Bashkë me babain e tij, Shpëtim Lulaj, kanë treguar për “ABC e Mëngjesit”, detaje nga largimi në Angli, firmosja e kontratës dhe deri te stërvitja ditë pas dite.

“Kam 5 vjet që merrem me sport. Kur jam në fushë, dua mos të lë të bëjnë golat të tjerët. Mua më pëlqejnë nga futbollistët shqiptarët Lorik Cana dhe Armando Broja”, u shpreh Haris.

“Kemi në Angli që në vitin ’99 dhe jetojmë në Londër. Unë punoj gjithë kohën për një kompani ujërash dhe kohën tjetër e shpenzoj pas Harisit. Kam tre fëmijë, dy djemtë dhe një vajzë. Të dy djem merren me sport.

Dje ka bërë ndeshjen e dytë me Brentford. Ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Harisi luan në të gjitha pozicionet, por te Brentford është mbrojtës. Unë e ndjek në çdo lloj ndeshje, në çdo stërvitje. Nusja akoma nuk e nget makinën dhe mua më duhet ta çoj menjëherë pasi mbaroj punën”, tha Shpëëtimi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!