“11 maji, përballje me historinë”/ Rama: Zgjedhjet vendimtare për atë që duam të arrijmë

schedule15:39 - 13 Prill, 2025

schedule 15:39 - 13 Prill, 2025

Ka nisur takimi me shqiptarët në Milano vetëm dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale. Ky takim po mbahet në në Centro Congressi.

Pasaporta europiane ka qenë kryefjala në takimet e zhvilluara më herët të Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama. Në nisje të këtij takimi kryeministri Edi Rama ka falënderuar emigrantët shqiptarë që janë bërë bashkë për të marrë pjesë në takim.

“Mirënjohës para jush që në këtë ditë pushimi zgjodhët të viti këtu dhe të mirëprisni”, tha ai.

Kryeministri bëri thirrje që shqiptarët të votojnë masivisht numrin 5 për ta bërë Shqipërinë anëtare të familjes europiane.

“Ishte e thënë ku në të parat zgjedhje ku shqiptarët e Europës dhe të botës marrin pjesë, fati të na e sillte duke na e dhënë ne shansin që me një votë t’ja ndryshojmë rrjedhën historisë. Një votë për të bërë histori”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!