103-vjeçarja nga Shkodra bën vaksinën: Më dhembin këmbët…

schedule11:19 - 2 Mars, 2021

schedule 11:19 - 2 Mars, 2021

Kjo 103-vjeçare nga Shkodra ka bërë sot vaksinën kundër koronavirusit. Rushe Doda është shoqëruar nga familjarët në qendrën e vaksinimit.

E moshuara ka thënë për gazetarin Simon Shkreli se kishte dëshirë për të bërë vaksinën.

Kam kaluar 100 vjeç. Erdha për të bërë vaksinën. E fortë jam për vitet që kam. Vaksinën e bëra se më dhembin këmbët”, thotë ajo.

Vaksinimi në Shkodër nisi më 16 shkurt, fillimisht me personelin shëndetësor. Pas tyre ka nisur vaksinimi edhe për të moshuarit mbi 80 vjeç. g.v/abcnews.al