100 vjetori i Shaban Demirajt, i biri: E kujtoj si mësues jete, gjuhëtar dhe koleg

schedule19:10 - 30 Shtator, 2020

schedule 19:10 - 30 Shtator, 2020

Akademia e Shkencave të Shqipërisë kujton gjuhëtarin e shquar dhe ish-drejtuesin e këtij institucioni Shaban Demiraj, në 100 vjetorin e lindjes.

Emocionet për të atin e tij, Bardhyl Demiraj thotë se i ka të trefishta.

“Im atë ka qenë edhe mësuesi im i fundit. Emocionet lidhen edhe me atë të studentëve, por në fund të fundit mund ta konsideroja vete koleg i tij, por në një rang më të ulët”, shprehet ai.

Kujtimet si studentë i të atit ngërthejnë 40 vite më pare, por mbanë mend rreptësinë .

“Ka qenë pak i rreptë,  pasi kërkonte shumë nga studentët. Ndryshe nga mësues të tjerë, ai fliste pa letra. Leksionet që ai jepte, përgjithësisht ishin të botuara si libra më vetë,  ishte gjithmonë i gatshëm të jepte konsulta. Vepra e tij ka ndikuar edhe në formimin tim profesional”, tha ai.

Kryetari i Akademisë së shkencave sjell ndërmend kontributin e tij të shquar në disa plane.

Ndërsa Rexhep Ismailaj si përfaqësues e Akademisë së Arteve dhe Shkencës të Kosovës, kujton bashkëpunimet në vitet 70, por theksin e vë tek vitet e vështira.

“Edhe në Universitetin e Prishtinës edhe në Akademi ka lënë emër të jashtëzakonshëm”, shprehet ai.

Jeta e Shaban Demirajt është e mbushur me studim, me kërkim dhe krijimtari shkencore të qëndrueshme dhe jetëgjatë.

Sepse është i tillë, u zgjodh anëtar i Komisionit Organizues dhe Delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i Merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Evropiane .

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!