100-vjetori i At Zef Pllumit/ Si do të nderohet figura e shquar. At Viktor Demaj: Do publikohen shkrime të pabotuara

schedule10:26 - 20 Shtator, 2024

schedule 10:26 - 20 Shtator, 2024

Frati fançeskan At Zef Pllumi, feston këtë vit 100-vjetorin e lindjes.

I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, përgjegjësi i botimeve Françeskane, At Viktor Demaj, ka zbuluar se si do nderohet figura e tij nga provinca françeskane.

Ai ka treguar që do të organizohen një sërë aktivitetesh në nderim të figurës së At Zef Pllumit, por pritet të botohen dhe dorëshkrime të papublikuara më parë.

“Do organizojmë një konferencë shkencore me studiues, në bashkëpunim me universitetin e Shkodrës, por dhe me universitete të ndryshme, studiues që e kanë njohur nga afër At Zef Pllumin. Mund të jetë në fund të tetorit një konferencë. Qëllimi im është pikërisht me shfletu edhe një herë arkivin e tij, sepse ka shumë materiale që edhe mund të dalin gjëra të pabotuara. Sigurisht që vepra e tij është e botuar, por ka dhe materiale si nëpër fletore ka shënime që ai i ka vendosur vizë, por në të vërtetë rezultojnë me shumë vlerë, ose ka letërkëmbimet e tij me njerëz të thjeshtë apo personalitete”.

Më tej, , At Viktor Demaj u ndal dhe te rutina e At Zef Pllumit, duke treguar se si ishte një ditë e kësaj figure kaq me vlerë për kombin tonë.

“Ai ka shkruar shumë dhe natën, por dita ishte gjithmonë shumë aktive. Zgjimi herët gjithmonë e ka pasur si rutinë dhe thoshte që ia kanë vjedhur dhe gjumin. E kishte atë zgjimin e hershëm, pritjen e të gjithë njerëzve, vizitat e shpeshta gjatë ditës, i rrinte gati dhe ushqimit, sepse gjatë burgut ka pësuar shumë probleme shëndetësore me stomakun. Kështu ishte dita e tij, por gjithmonë ishte i angazhuar. Më kujtohet që kur nuk mundi më të lexonte, thoshte ma lexo veprën”./abcnews.al