PSG arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e djeshme kundër Montpellier, ku të besuarit e Thomas Tuchel triumfuan me rezultatin 1-3. Kjo sfidë ishte speciale dhe për Kylian Mbappe, i cili arriti në kuotën e 100 golave me fanellën e parisienëve.
“Numri 100 është si legjendë. Këtë e kam menduar që prej dy apo tre ndeshjesh dhe prandaj ndoshta nuk kam arritur të shënoj. Kam menduar më shumë seç duhet për të”, deklaron francezi.
“Gjithmonë mendoj të ndihmoj ekipin dhe të marim rezultatin më të mirë. Kur erdha këtu në fillim nuk e mendoja kurrë që do të shënoja kaq shumë. I falenderoj të gjithë shokët e skuadrës dhe stafin teknik. 200 gola me PSG-në? Nuk i dihet, unë mendoj vetëm për ndeshjen tjetër”, përfundon Mbappe. /abcnews.al