“100 fshatrat”/ Rama prezanton projektin qeveritar nga Voskopoja

schedule09:15 - 1 Korrik, 2018

schedule 09:15 - 1 Korrik, 2018

Kryeministri Edi Rama prezantoi nga Voskopoja projektin qeveritar  “100 fshatrat” me qëllim zhvillimin e potencialeve ekonomike dhe turistike të fshtarave. Rama nënvizoi rëndësinë e agroturizmit dhe ftoi emigrantët të investojnë kursimet e tyre brenda vendit.

Për projektin 100 fshatra turistike, promovimi i vendit dhe mbështetja për agroturizmin, do të punojnë akademikë, kryesisht nga Universitetit i Bujqësisë dhe Fakultetet e Arkitekturës.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Voskopojën për të prezantuar detaje të projektit qeveritar të “100 fshatrave”.

Për vënien në jetë të programit,  Rama tha do të përfshihen studentë dhe pedagogë të buqjesisë dhe arkitekturës.

Në tryezën ku ishin të pranishëm anëtarë të qeverisë, zyrtare vendorë dhe biznesmenë të angazhuar në agroturizëm Rama përmendi edhe njëherë thirrjen për të aplikuar në këtë lloj turizmi për të përfituar subvencione qeveritare dhe lehtësi në taksa.

Detajet i dha Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Pasi shprehu bindjen se programi “100 fshatrat” ka potencial për të tërhequr investimet e emigrantëve shqiptarë jashtë vendit, Rama i ftoi ata duke i garantuar për fitime shumë më të mëdha se puna në emigracion. /abcnews.al