Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro së bashku me kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini inspektuan objektet social kulturore dhe ato historike në kuadër të programeve të integruara të turizmit. Sipas kryebashkiakut Sejdini 10 vjet pas zbulimit do të ndërhyhet te Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit, për të vijuar më pas me rikonstruksionin e teatrit “Skampa”.
Gjithashtu do të ndërhyhet për t’u bërë i vizitueshëm stacioni Ad Quintum në Bradashesh dhe në kishën e Shelcanit.
Sipas Ministres së Kulturës, Elbasani ka nevojë për promovim, por edhe për vënien në dukje të potenciale turistike të jashtëzakonshme, sic është Bazilika e Bezistanit në qendër të qytetit./abcnews.al