Silvana Lekasi dhe Kelsiana Lekasi janë nënë e bijë, të cilat janë diagnostifikuar me sëmundje të rëndë në gjak. 10-vjeçarja është në gradë më të rënduar dhe ndodhet e shtruar në spitalin e Firences, ku po lufton me jetën.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, nëna e cila është në gjendje pak sa më të mirë, ka bërë thirrje për ndihmë, pasi nuk mund ta përballojnë dot ekonominë derisa mjekët të japin një përgjigje. Silvana tha se transplantin e palcës kurrizore ia dhuroi i biri, dmth vëllai i Kelsianës.
“Ne në gusht të 2021 bëjmë një kontrol të thjesht. Na tha doktori që duhet të bëjë analizat e homoglobinës dhe na dërguan në Tiranë. Përpara se të niseshim nuk na thanë që ka probleme. Menduam se kishte probleme nga Covid.
Erdhëm këtu në Firence dhe na thanë që ka leucemi akute. I vazhduam terapitë. I kam qarë banjat me lot. Nuk kam më lot. Mbasi bëri terapinë na thanë kanë nevojë për transplant vajza. Më thanë duhet të sillni dhe djalin. Shkoj burri e mori dhe ja morën djalit palcën kurrizore dhe ja vunë vajzën. I bëra unë nuk mu poqën, burrit i poqën po jo tamam, djalit i përkuan. Kur bëra analizat dhe unë kisha probleme me rruazat e bardha. Po jo në gjendjen e vajzës, më kanë kontroll mjekët. Në këto momente as që e diskutoj veten time.
Ata përputheshin 100% po nuk kemi akoma një përgjigje. Duhet rreth 5 vite për ta kuptuar. Ne kemi nevojë për ndihmë ekonomike se burri pa punë, unë jam vetëm me djalin. Duam të përballojmë jetesën këtu, duhet kohë që të kthehem në Shqipëri. Ne jemi të thjeshtë, në Korçë me qera jetonim, punonte burri me pagë minimale po të paktën jetonim. Kur na ra kjo, s’mundemi më, jetë e vështirë”, u shpreh ndër të tjera Silvana.
Për të ndihmuar Silvanën dhe Kelsiana Lekasin:
/abcnews.al