10 vite Kosovë e pavarur në ekspozitën e Eliza Hoxhës

schedule16:03 - 27 Shkurt, 2018

schedule 16:03 - 27 Shkurt, 2018

Pas Kosovës Eliza Hoxha sjell në Tiranë ekspozitën fotografike, “Mes ëndrrës dhe realitetit”. Arkitetja- këngëtare ka fiksuar momente të rëndësishme të rrugëtimit të Kosovës në 10 vite si shtet i pavarur.

Shumë kush Eliza Hoxhen e njeh si këngëtare, por profesioni i saj është arkitekte, ndërsa passion fotografia, e ku ajo ka fiksuar momente të rëndësishme të Kosovës.

Në ekspozitën “Mes ëndrrës dhe realitetit” që ekspozon, ajo sjell katër momente të rëndësishme të rrugëtimit të Kosovës në formimin e shtetit.

Vitet e 90, kohën e të qenit refugjat, çlirimin (lirinë), si dhe pavarësinë”.

Ideja kryesore është që të rikthehen kujtimet se në çfarë rruge ka kaluar Kosova deri në  pavarësimin e saj.

“Ideja kryesore është rikthimi i memories nëpër çka kemi kaluar për me kuptuar se shteti i Kosovës nuk është bërë më 2008 dhe nuk ka nisë më 2008, atëherë është vetëm zyrtarizuar”.

Në ekspozitë ekspozohen edhe foto të shtypura në pëlhurë dhe të tjera transparente të varura “si reflektim i emocioneve dhe momenteve pezull”.

Kjo ekspozitë vjen në Muzeun Historik të Tiranës me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!