10 të arrestuar nga 7 shtete, mediat islandeze: Armando Beqirin dyshohet se e vrau një shqiptar

schedule20:52 - 21 Shkurt, 2021

schedule 20:52 - 21 Shkurt, 2021

Armando Beqirin 7 ditë më parë në Islandë dyshohet se e ka vrarë një shqiptar. Kështu shkruajnë mediat në Reikjavik lidhur me ekzekutimin mafioz që tronditi vendin.

Dje lidhur me ngjarjen u arrestuan dy shqiptarë, njëri prej të cilëve sot u lirua, ndërsa tjetri do të qëndrojë në qeli.

Mediat në Islandë theksojnë se bazuar te informacionet nga hetuesit dyshimet janë se armën për vrasjen e shqiptarit e shkrepi pikërisht një bashkëkombës i tij.

Në qeli deri tani ndodhen 10 të arrestuar, nga 7 shtete, Shqipëria, Islanda, Spanja, Portugalia, Lituania, Estonia dhe Rumania.

Motivet ende nuk dihen, ndërsa njëri nga të arrestuarit nga Lituania ka lidhje me botën e krimit.

Armando Beqiri u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në hyrje të shtëpisë. Ai ishte një nga pronarët e një kompanie sigurie private, ndërsa la pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Shqiptari që kishte disa vite në Islandë, sipas medieve bazuar te informacionet nga policia nuk kishte konflikte./ db/ Abcnews.al