10 shqiptarë rezident në Greqi vijojnë të mbeten në “tokën neutrale”

schedule09:42 - 8 Prill, 2020

schedule 09:42 - 8 Prill, 2020

35 prej shqiptarëve të cilët ishin të bllokuar në Kapshticë janë të akomoduar në hotel. Kryesisht qytetarët janë të moshave 25 deri në 60 vjeç. Ata shprehen se tashmë ka përfunduar tortura e disa ditëve.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al tha se disa nga qytetarët shqiptarë janë larguar nga toka neutrale. Por, nga një komunikim me drejtues të Drejtorisë Kufitare në Korçë mësohet se 10 qytetarë vijojnë ende të mbeten në “tokën neutrale”.

Mësohet se këta qytetarë janë rezident në Greqi dhe sipas një urdhëri të dhënë për personat që janë rezident, ata nuk mund të kthehen në atdhe. E vetmja zgjidhje për ta është kthimi në shtetin grek.

Në hyrje të hotelit ku janë vendosur qytetarët, ndodhen punonjës të policisë dhe përveç personelit të hotelit nuk lejohet asnjë tjetër të futet në ambientet e brendshme.

Ditën e djeshme është thënë se një qytetar nga diaspora ka marrë përsipër shpenzimet e hotelit dhe të ushqimit për qytetarët shqiptarë”, raportoi për “ABC News” gazetarja./abcnews.al