Detaje të tjera janë zbuluar nga operacioni i madh anti-drogë në Shqipëri dhe Itali, nga i cili i arrestuan 37 persona, ndërsa u sekuestrua drogë, para dhe një skaf në Vlorë.
Abcnews.al raportoi se gomonia u kap në zonën e Triportit në Vlorë, ndërsa mësohet se ai ishte i pajisur me dy motorë nga 250 kuaj fuqi secili.
Operacioni i drejtuar nga Antimafia e Barit në bashkëpunim me repartet e Antimafias, të Policisë së Shtetit e të Guardia di Finanzës së qyteteve Foggia, Leçe, Bologna, Roma, Napoli e Catanzaro.
Gjithashtu operacioni është kryer në bashkëpunim me Autoritetet Shqiptare, me CriminalPol, me zyrën ndërlidhëse të Interforze në Tiranë e me koordinimin e Eurojust.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm po realizohet edhe urdhri i sekuestrimit të pasurive të të arrestuare me vlerë deri në 4 milionë euro.
Në orën 12 të paradites së sotme do të mbahet një konferencë e përbashkët shtypi.
Në konferencë do të marrë pjesë Kreu i Antimafias e i Antiterrorizmit Italian Federico Calfiero De Raho, Prokurori Special i Antikorrupsionit e Krimit të Organizuar shqiptar Arben Kraja, Nënkryetari i Eurojust Filippo Spezia, prokurori i Barit Giuseppe Volpe, kreu i Antimafias së Barit Francesco Giannella, si edhe Drejtori i Antimafias Italiane Gjeneral Giuseppe Governale. /abcnews.al