10 ditë pushim dhe më pas tjetër ekzaminim, dëmtimi i Ibras tremb Milanin

schedule14:16 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:16 - 23 Nëntor, 2020

Zlatan Ibrahimovic ishte dhe një herë tjetër deçiziv për Milanin, falë dygolëshit të shënuar mbrëmjen e djeshme kundër Napolit. Përpos paraqitjes fantastike të tij, gjiganti suedez shkaktoi panik në kampin kuqezi për shkak të atij dëmtimi në kofshë.

 

Kujtojmë se 39-vjeçari la fushën e lojës në minutën e 79 të takimit dhe u pa në stol teksa e fashoi dhe i vendosi akull këmbës . Ditën e sotme ai ka kryer një test, ku është vërejtur një tërheqje në kofshën e majtë.

Koha e rikuperimit të bomberit nuk dihet ende saktësisht. Sipas burimeve pranë klubit pritet që Ibrahimovic t’i nënshtrohet një tjetër testi pas 10 ditës, për të përcaktuar më mirë dëmtimin që ka. /abcnews.al